“Ça vjehrre moj, vajzën e rrita unë”, burri akuzon ish-gruan: Punon në lokale nate…

“Ça Vjehrre Moj, Vajzën E Rrita Unë”, Burri Akuzon Ish-gruan: Punon Në Lokale Nate…

“Ça Vjehrre Moj, Vajzën E Rrita Unë”, Burri Akuzon Ish-gruan: Punon Në Lokale Nate…

Patent Money For Patent Attorney Streaming video selection system and method
Product prices and availability are accurate as of the date/time indicated and are subject to change. Any price and availability information displayed on [relevant Amazon Site(s), as applicable] at the time of purchase will apply to the purchase of this product.

“Ça Vjehrre Moj, Vajzën E Rrita Unë”, Burri Akuzon Ish-gruan: Punon Në Lokale Nate…

Sherri mes dy bashkëshortëve vijon edhe pas divorcit. Emisioni “Me zemër të hapur” në News24, sjell dramën sociale të dy ish-bashkëshortëve të cilët kanë një vajzë të sëmurë.
Mariglen Greca është 31 vjeç nga fshati Baldushk i Tiranës. Ai u martua në vitin 2008 me Fluturën, e cila ishte nga një fshat afër Mariglenit. Pas një viti martese, çifti solli në jetë vajzën e pare, e cila është 7 vjeç aktualisht dhe shkon në klasën e dytë.

“Ça Vjehrre Moj, Vajzën E Rrita Unë”, Burri Akuzon Ish-gruan: Punon Në Lokale Nate…

Vajza ka lindur me një problem në zemër (vrimë). Sipas Mariglenit, mjekët në Tiranë i kane thënë që mos t’i bëjnë ndërhyrje kirurgjikale vajzës, pasi me kalimin e kohës do t’i mbyllet. Ndërsa nëna e saj, këmbëngul për ta dërguar vajzën jashtë Shqipërisë për një operacion.
Ata pas 8 vitesh divorcohen në mars të vitit 2016 dhe gjykata i ka lënë kujdestarinë nenës, ndërsa babait detyrimin të paguajë 60 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ta takojë çdo të diel nga katër orë. Marigleni pretendon se ajo nuk ia lë vajzën e tij ta takojë.
Madje ajo ka ushtruar dhe dhunë psikologjike dhe e ka kërcënuar që ai t’i japë firmën, ku nëna ta marri jashtë Shqipërisë vajzën.
Tashmë, çifti është në gjyq. Nëna kërkon heqjen e kujdestarisë prindërore babait dhe Marigleni ka ardhur në studio për të kërkuar drejtësi.
Babai pretendon se nëna nuk kujdeset për vajzën. Ajo më shumë rri jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër. Flutura punon në lokale nate në këtë shtet me periudha të caktuara dhe në këtë periudhë vajzën e lë tek prindërit e saj.
Por nga ana tjetër nëna e 7-vjeçares e mohon që ka shkuar në Zvicër për të punuar dhe thotë se është kujdesur ajo për vajzën për gjithçka. Flutura akuzon ish-burrin se i ka zhytur në borxhe dhe se nuk ka dashur t’ia dijë për vajzën.
“Arsyet e divorcit janë mashtrimet dhe borxhet deri në fyt. Fëmijën e le pa bukë. Borxhet janë marrë vetëm për bixhoz. Ua ka marrë pensionistëve duke i thënë i dua për vajzën po i çonte në bixhoz. Nuk donte t’ia dinte për gruan e vajzën a kanë bukë në shtëpi për të ngrënë. Nuk e di me çfarë fytyre del ai aty. Çfarë ka kontribuuar ai për fëmijën. Nuk ka pyetur njëherë a ka për të ngrënë vajza, a ka pas rroba, a ka pas libra, a është sëmurë”, tha nëna e vajzës.
E pyetur se nëse është kujdesur vjehrra për vajzën për 6 vite, Flutura u përgjigj: Ça vjehrre, moj e ka mbajtur dhe nëna ime. Unë kam qenë nëna dhe babai.